Flash News

E-TJERA

Shfrytëzonte motrën e mitur për prostitucion, arrestohet 27-vjeçarja në Mat

Shfrytëzonte motrën e mitur për prostitucion, arrestohet

Një vajzë 27 vjeç është vënë në prangat e policisë së Matit, pasi akuzohet se ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për prostitucion për qëllime përfitimi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u ndalua H. C., banuese në Burrel, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, ndaj saj ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

 

 

Të fundit