Flash News

E-TJERA

Shfrytëzonte të renë për pro*titucion, arrestohet 37-vjeçarja në Fier

Shfrytëzonte të renë për pro*titucion, arrestohet

Policia e Fierit ka arrestuar një 37-vjeçare, pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion një vajzë 24 vjeçe. Uniformat blu bëjnë me dije se në lidhje me rastin janë proceduar penalisht edhe katër persona.

Nga një hetim disajavor i ndjekur me metoda proaktive nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar ‘Gjurmimi’, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja F.A. (Flurime Avdulaj), 37 vjeçe, banuese në Fier. 37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe”, thuhet në njoftimin e bluve.

“Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast”, thuhet më tej në njoftim.

Të fundit