Flash News

E-TJERA

Shfrytëzuan të miturën për prostitucion, Gjykata e Korçës lë në burg Marsel Baçin dhe Selam Hykën

Shfrytëzuan të miturën për prostitucion, Gjykata e

Gjykata e Korçës ka zhvilluar ditën e sotme seancën për caktimin e masës së sigurisë për Marsel Baçi dhe Selam Hyka. 26-vjeçari dhe 41-vjeçari janë arrestuar si të dyshuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 16 vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar për prostitucion.

Gjatë seancës Gjykata e Korçës vendosi masën arrest me burg për Baçin dhe Hykën. Sipas policisë Marsel Baçi e shfrytëzonte 16-vjeçaren për prostitucion, ndërsa Selam Hyka dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Selami Hyka akuzohet për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para.

Të fundit