Flash News

E-TJERA

Shi, borë e temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit në fundjavë

Shi, borë e temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit

Fundjava pritet të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervale të shkurtra kthjellimi. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë prezent të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ftohta pritet që në veri të vendit në lartësinë mbi 100 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 reshjet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët . Në zonat malore reshjet e borës pritet të fitojnë intensitet deri mesatar.

Era pritet të jetë nga verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek.

Shi, borë e temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit

Shi, borë e temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit

Të fundit