Flash News

E-TJERA

Shi dhe shtrëngata, parashikimi i motit

Shi dhe shtrëngata, parashikimi i motit

 

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe prej mesdite intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë meteorologjike do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit më pas gradualisht reshjet e shiut do të mbeten prezente por me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Të fundit