Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shifrat e FMN: Situata është kritike në menaxhimin e financave publike
Me të ardhurat që janë larg planit, buxhetit të Shtetit do t’i duhet të shkurtojë 108.6 miliardë lekë (rreth 1 miliard dollarë) në fonde publike për të shpenzuar, ndërkohë ka për të mbështetur ekonominë nga kriza dhe të financojë rindërtimin nga tërmeti.
FMN ka publikuar databazën e tetor 2020, me të dhënat dhe parashikimet makroekonomike dhe fiskale për vendet e botës, përfshi edhe Shqipërinë[1]. Kjo është e rëndësishme për dy arsye: 1. Na jep një pamje më të plotë për rritjen ekonomike dhe borxhin publik, jo vetëm për vitin 2020, por edhe viteve në vijim. 2. PBB e 2021, e deklaruar nga FMN në këtë raport, është shifra që duhet të përdoret nga Qeveria Shqiptare në hartimin e buxhetit të vitit 2021.
Sipas ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH[2], përcaktohet që “Vlera e Produktit të Brendshëm Bruto, nominale në lekë, e cila do të përdoret për llogaritjen e raportit të borxhit publik ndaj Produktit të Brendshëm Bruto për vitet buxhetore që planifikohen dhe për vitin pararendës, nuk mund të jetë më e lartë se vlera respektive e parashikuar ose vlerësuar në raportin ‘Perspektiva ekonomike botërore’ (World Economic Outlook), të Fondit Monetar Ndërkombëtar, më i fundit i publikuar në kohën kur ligji vjetor i buxhetit dorëzohet për miratim në Kuvend. Kjo dokumentohet qartësisht në relacionin shoqërues të ligjit vjetor të buxhetit”.
Ky ndryshim ligjor u bë pas vitit 2013, si masë për moshartimin e buxheteve optimiste në të ardhura dhe rritje ekonomike, që pastaj nga mosrealizimi, sillnin probleme me detyrime të prapambetura dhe borxhin publik.
Pra Qeveria për PBB nominale në lekë që do të përdorë në hartimin e buxhetit 2021, nuk duhet të kalojë vlerën e parashikuar në World Economic Outlook.
Atëherë cilat janë mesazhet kryesore nga analiza e shifrave të WEO, për të cilën duhet të jemi të alarmuar:
Ecuria ekonomike për vitin 2020 dhe 2021 është, -7.5% dhe +5.4%, përkatësisht. Këto parashikime janë më pozitive se të Bankës Botërore (-8.4% dhe +5%, përkatësisht)[3]. Por këto parashikime janë më negative, të marra së bashku, se sa parashikuar nga Qeveria në buxhetin e rishikuar 2020 dhe Kuadrin Makroekonomik e Fiskal 2021 – 2022, të rishikuar, me -4.3% dhe +5.9%, respektivisht[4]. Me çmime konstante, ekonomia vetëm pas mesvitit 2022 do të kalojë nivelin e fundvitit 2019.
Borxhi publik për vitin 2020 dhe 2021 do të jetë rreth 83.3% e PBB-së. Qeveria në buxhetin e 2020 ka parashikuar një borxh publik prej 80.5% të PBB-së dhe për vitin 2021 kishte parashikuar një borxh publik prej 76.4% e PBB-së (sipas Kuadrit Makroekonomik e Fiskal, të rishikuar). Në fund të vitit 2025, borxhi publik parashikohet në WEO në 69.1% e PBB-së, ende më lart se gjendja e tij në fund të vitit 2019, prej 67.7% e PBB-së.
Totali i të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, në vitin 2020, parashikohet në WEO në vlerën 384.2 miliardë lekë. Kjo vlerë është me 62.4 miliardë lekë më pak se plani prej 446.6 miliardë lekësh në buxhetin 2020[5]. Kjo shifër, si ajo e ndikimit në të ardhurat tatimore, është shumë problematike për realizimin e shpenzimeve, deficitin dhe borxhin publik.
Totali i të ardhurave të Buxhetit të Shtetit në vitin 2021 parashikohet në WEO në vlerën 452.5 miliardë lekë. Kjo vlerë është me 52.9 miliardë lekë më pak se plani prej 505.4 miliardë lekësh të parashikuara në Kuadrin Makroekonomik e Fiskal, të rishikuar në fund të korrikut 2020. Kjo shifër, si ajo e ndikimit në të ardhurat tatimore trajtuar më herët, është shumë problematike për realizimin e shpenzimeve dhe borxhin publik.
Totali i shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit për vitin 2020 parashikohet në WEO, në vlerën 516.5 miliardë lekë. Kjo vlerë është me 63 miliardë lekë më pak se plani prej 579.5 miliardë lekësh në buxhetin 2020. Fatkeqësisht, kjo tregon që buxheti 2020 i rishikuar ka qenë agresiv dhe tejet optimist, dhe ai duhet riparë menjëherë. Gjithashtu, duke qenë se hapësirat për shkurtime në shpenzime korrente janë të vogla, por edhe disa shpenzime kapitale janë kontrata në vazhdim që qeveria nuk i pret (si PPP-të), plani shpenzimeve të reja kapitale, përfshi investimet për rimëkëmbjen nga tërmeti, nuk do të realizohet këtë vit sa planifikuar. Përgjithësisht buxhetimet optimiste janë shoqëruar edhe me detyrime të prapambetura, si mjet për të mbajtur treguesit nën kontroll. Ky është risk real.
Totali i shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit për vitin 2021 parashikohet në WEO, në vlerën 532.4 miliardë lekë. Kjo vlerë është me 45.6 miliardë lekë më pak se plani prej 578 miliardë lekësh të parashikuara në Kuadrin Makroekonomik e Fiskal, të rishikuar në fund të korrikut 2020. Kjo, e lexuar së bashku me pikën 5 më lart, do të thotë që situata është kritike në menaxhimin e financave publike. Buxhetit të Shtetit do t’i duhet të shkurtojë 108.6 miliardë lekë (rreth 1 miliard dollarë) në fonde publike për të shpenzuar, ndërkohë ka për të mbështetur ekonominë nga kriza dhe të financojë rindërtimin nga tërmeti.
Në kushtet kur tërmeti kërkon sipas MFE deri në 60 miliardë lekë (si kjo përputhet me shifrën prej afërsisht 1 mld dollarëve në fillim të vitit nga Ministria e Rindërtimit, nuk dimë të themi) në këta 14 muaj (me shumë gjasa, edhe fondet për këtë vit kalojnë në vitin tjetër – janë mbajtur hapur vetëm për të bërë prokurimet dhe që të ketë punime në pjesën e parë të vitit), dhe shumë angazhime financiare janë ndërmarrë përtej kapaciteteve të financave publike gjatë këtyre viteve, por edhe në 2020 nga Qeveria (çka është tërësisht papërgjegjshmëri, përfshi refuzimin për t’i riparë PPP-të), situata paraqitet shumë e zymtë.
Për këtë kërkohet një diskutim real, transparent dhe urgjent. Jemi në kohë fushate elektorale dhe risku është i madh, vërtet. Çdo papërgjegjshmëri në këto momente do t’u kushtojë shtrenjtë nesër shqiptarëve; në barrë më të lartë fiskale, oportunitete dhe investime të munguara; dhe deri në rastin më të keq, mosrritje apo dhe shkurtime të shërbimeve apo benefiteve aktuale publike. Si qytetarë duhet të kërkojmë llogari dhe përgjegjshmëri për çdo qindarkë këta muaj, si dhe një plan konkret për vitin në vijim, por edhe 5-vjeçarin e ardhshëm për ekonominë dhe financat publike.
Nëse fillojmë sot, jemi vonë, si rezultat i hapësirave të ngushtuara fiskale dhe keqmenaxhimit të financave publike që kishim përpara krizës. Qeveria dështoi të ulte borxhin publik, nënperfomoi në rritjen ekonomike të vendit, nuk rriti dot të ardhurat nga Tatimet duke na pozicionuar në të fundit në rajon, dhe ndërkohë ndërmori agresivisht dhe me papërgjegjshmëri angazhime shumëvjeçare në forma të PPP-ve.
Një recetë që kur kriza trokiti në derë na gjeti vulnerabël dhe pa kapacitete. Nuk do qe diskutimi i njëjtë dhe do kishim shumë më shumë mundësi të investonim në ekonomi, nëse borxhi nuk do të ishte 83% e PBB-së, por 70-73% e PBB-së në kushtet e zbatimit të reformave deri në vitin 2019. Do të kishim më shumë hapësira dhe do të mund t’i lejonim vendit pak frymëmarrje të financuar me borxh publik. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, por duhet të shërbejë si mësim për në vijim.
Për këtë arsye, duhet lënë mënjanë populizmat dhe duhet treguar përgjegjshmëri maksimale. Ne ende sot, me gjithë kërkesat ligjore, si për paraqitjen e projektbuxhetit 2021 apo ndërprerjen si afat ligjor i çdo prokurimi apo nënshkrimi kontrate për vitin 2020, në kushtet e mungesës së PBA-së së miratuar, nuk kemi asnjë transparencë.
Shkurtimi i çdo abuzimi në shpenzime, si në fryrje dhe keqmenaxhim të shpenzimeve korrente, rishikimi i çdo kontrate PPP dhe shpenzimeve kapitale problematike, prioritizimi i shpenzimeve kapitale, lufta ndaj evazionit dhe veprimeve klienteliste, duhet të jetë sot në axhendën e politikës shqiptare. Thyerësit e disiplinës fiskale dhe rregullave të menaxhimit financiar dhe kontrollit duhet të kenë frikë nga ligji./monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38