Flash News

E-TJERA

Shifrat/ Rritet sipërfaqja e dhënë për ndërtim, kryesojnë lejet e miratuara për kullat

Shifrat/ Rritet sipërfaqja e dhënë për ndërtim,

Sektori më pak i prekur nga kriza është ai i ndërtimit. Shifrat tregojnë se ndërtimet e reja vijojnë me ritme të larta.

INSTAT raporton se numri i sipërfaqes së dhënë për ndërtim në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur krahësuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, edhe pse numri ka rënë me 2.3%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2022, është 661.945 m2, nga 544.127 m2në  2021, duke shënuar një rritje prej 21,7 %. Ndërsa numri i lejeve është 339.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri më i madh i lejeve është dhënë për hotele dhe objekte të ngjashme. Prej kohësh është ngritur shqetësimi i kullave që kanë betonizuar kryesisht Tiranën. Duket se ky trend nuk do të ndalet.

Shifrat/ Rritet sipërfaqja e dhënë për ndërtim,

Numri më i lartë i lejeve të ndërtimit është miratuar në Tiranë dhe Durrës, përkatëisht 95 dhe 90.

Shifrat/ Rritet sipërfaqja e dhënë për ndërtim,

Të fundit