Flash News

E-TJERA

Shifrat/ Shqiptarët të dëmtuar rëndë nga rritja e çmimeve, importet bien me mbi 5% vetëm në një muaj

Shifrat/ Shqiptarët të dëmtuar rëndë nga rritja e

Në muajin tetor, eksportet e mallrave arritën vlerën 38 miliardë lekë, duke u ulur me 0,8 %, në krahasim me shtatorin. Ndërsa importet, që reflektojnë tkurrjen e kërkesës dhe goditjen që kanë pësuar shqiptarët nga rritja e çmimeve ranë me   5,3 % krahësuar me muajin shtator.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 45 miliardë lekë, 5,5 % më shumë krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë.

Në muajin tetor, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë: Itali (20,3 %), Gjermani (34,4 %) dhe Maqedoni (3,5 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (13,8 %) ,Spanja (13,4 %) dhe Greqia (16,9 %).

Sa i përket importeve, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe janë: Turqia (24,7 %), Kina (28,0 %) dhe Spanja (53,5 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (1,4%), Greqia (4,2 %) dhe Gjermania (3,7 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 60,2 %, të gjithë tregtisë. Në tetor, eksportet drejt vendeve të  BE-së zënë 76,9 % të totalit. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,6 %), Turqia (8,2 %), Greqia (6,7 %) dhe Kina (6,3 %). 

Burimi: INSTAT

Të fundit