Flash News

E-TJERA

Shiste d*ogë, arrestohet 20-vjeçari në Fier

Shiste d*ogë, arrestohet 20-vjeçari në Fier

Një 20-vjeçar është arrestuar në Fier pasi u kap me disa doza kanabisi gati për shitje.  

Njoftimi i policisë: 

Fier/Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli 3". Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 20-vjeçar që shiste lëndë narkotike, në doza. Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me lëndë narkotike në qytet, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi: -R. H., 20 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit