Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Metës/ Mblidhet Kuvendi, pritet miratimi për ngritjen e Komisionit Hetimor

Shkarkimi i Metës/ Mblidhet Kuvendi, pritet miratimi për ngritjen e
Foto ilustruese

Kuvendi do të mblidhet sërish ditën e sotme, ku ndër të tjera pritet të miratohet edhe ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Komisioni i Ligjeve vendosi me 14 vota pro, që t'i çojë Kuvendit propozimin për ngritjen e këtij komisioni.

Socialistët kanë ndërmarrë nismën e dytë për shkarkimin e Metës, të cilin e akuzojnë se ka shkelur Kushtetutën, ka mbajtur një anën e një krahu politik dhe se me mesazhet e tij ka nxitur dhunë.

Kuvendi, i cili do të mblidhet në orën 10.00, do të miratojë gjithashtu disa Akte Normative që lidhen me sigurimin e vaksinave si dhe një sërë dekretësh të kthyera nga Presidenti i Republikës. Kjo është hera e dytë që Kuvendi mblidhet pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Të fundit