Flash News

E-TJERA

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Pastrimit të Parave, kush e zëvendëson

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Pastrimit të Parave, kush e

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave Iris Ago.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Po ashtu, në këtë mbledhje u vendos që në vend të Agos të emërohet Ervin Koçi.

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Znj. Iris Ago, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ervin Koçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

Të fundit