Flash News

E-TJERA

Shkarkohet nga detyra prokurori i Lushnjës

Shkarkohet nga detyra prokurori i Lushnjës
Arben Dyl

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Lushnjës, Arben Dyla. Vendimi u mor nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegu.

Trupi gjykues doli në konkluzionin se Dyla nuk justifikon pasurinë e krijuar. Problem për prokurorin u bë një kontratë huaje mes tij dhe një biznesmeni në vitin 2016.

Sipas KPK kontrata e huasë është një kontratë fiktive dhe në fakt është bërë që prokurorit t’i kalojë në pronësi apartamenti, i cili është vlerësuar rreth 110 mijë euro.

Dyla e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 2001 dhe në 2008-ën, është transferuar në Prokurorinë e Lushnjës.

Të fundit