Flash News

E-TJERA

Shkarkohet nga detyra prokurori i Shkodrës

Shkarkohet nga detyra prokurori i Shkodrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur unanimisht të shkarkojë nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Shkodrës, Arben Smaçi pas problemeve të evidentuara për kriterin e pasurisë. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm ditën e sotme gjatë shpalljes së vendimit.

Hetimi administrativ për Arben Smaçin u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë. KPK ka evidentuar se prokurori Smaçi kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të rremë për çmimin e një apartamenti, ndërsa rezultoi me mungesa financiare të mëdha për justifikimin e pasurisë.

Trupi gjykues për prokurorin Smaçi kryesohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin.

Prokurori Arben Smaçi e ka filluar karrierën në vitin 2010 në prokurorinë e Durrësit dhe në vitin 2011 është emëruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Të fundit