Flash News

E-TJERA

Shkarkohet Prefekti i Elbasanit, kush e zëvendëson

Shkarkohet Prefekti i Elbasanit, kush e zëvendëson

Pas shkarkimit të Afrim Qendros në postin e Prefektit të Tiranës, janë bërë lëvizje edhe në Prefekturën e Qarkut të Elbasanit.

Spiro Maliqi është liruar nga detyra, për t’u zëvendësuar me Majlinda Periun, prefektin e re të Prefekturës së Elbasanit. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.

Vendimi

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Majlinda Perriu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbledhjen e sotme ndryshime u bënë edhe në kupolën e prefekturës së Tiranës. Afrim Qendro zuri vendin e Mersin Muratajt në postin e prefektit të këtij qarku

 

Të fundit