Flash News

E-TJERA

Shkarkohet prokurorja e Tiranës, "digjet" nga marrja e një kredie të butë

Shkarkohet prokurorja e Tiranës, "digjet" nga marrja e një
Arta Marku, Alketa Zifla

Prokurorja e Tiranës, Alketa Zifla është shkarkuar nga detyra, pasi nuk mundi ta kalonte procesin e Vettingut. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar dy ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi përfitimin e një kredie të butë nga Bashkia e Fierit, ndërkohë që kishte vendosur mosfillimin e hetimit mbi zyrtarët lokalë që akuzoheshin për shpërdorim detyre në ndarjen e banesave sociale.

Gjithashtu KPK evidentoi kryerjen e veprimeve fiktive për përfitimin e kredisë, për të cilat prokurorja Zifla tha se kanë qenë të diktuara nga kushtet financiare dhe për strehimin e fëmijëve.

Sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit, Zifla u vlerësua pozitivisht. Ajo e ka nisur punën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999  si prokurore në Prokurorinë e Tepelenës. Në vitin 2008, ajo u emërua prokurore në Fier, ndërsa në 2013-ën u transferua në prokurorinë e Tiranës.

Në kohën kur Arta Marku u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Zifla u emërua shefe e kabinetit. Pas largimit të Markut, ajo u rikthye në Prokurorinë e Tiranës.

Të fundit