Flash News

E-TJERA

Shkeli masën e sigurisë dhe u përfshi në një sherr, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Shkeli masën e sigurisë dhe u përfshi në një sherr,

Një 42-vjeçar ka përfunduar në pranga pasu ishte përfshirë në një konflikt me disa persona të panjohur.

Gjithashtu ai rezultoi gjithashtu se kishte shkelur edhe masën e sigurisë ‘’Arrest në shtëpi’’.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

– arrestuan shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, pas një konflikti me disa persona të panjohur.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se  ky shtetas, ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të fundit