Flash News

E-TJERA

“Shko bëj kafet në shtëpi të Bashës”, debat mes Ristanit dhe Bardhit për zgjedhjet në PD

“Shko bëj kafet në shtëpi të Bashës”, debat

Situata në PD dhe procesi i zgjedhjeve për krerët e degëve kanë shkaktuar debat mes deputetit demokrat Gazment Bardhi dhe anëtarit të Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani.

Bardhi ka hedhur akuza se “Rithemelimi” po e dëmtin partinë, ndërsa Ristani i ka kërkuar që të mos ia ndërpresë fjalën. Ristani ka ironizuar Bardhin me “besnikërinë” e treguar ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

Bardhi tha në “Opnion” se në krye të degëve të PD-së po vendosen njerëzit e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gazment Bardhi: Këtu po e çoni partinë dhe thoni që jeni të lumtur, pak rëndësi ka fiton apo nuk fiton PD-ja. S’ka rëndësi është PD-ja apo jo fituesi, e rëndësishme është zgjedhim Këshillin Kombëtar, zgjedhim Kryesinë dhe ndani karriget dhe jeni në rregull.

Arben Ristani: Shko bëj kafet në shtëpi të Bashës dhe rri rehat. Mbylle kur flas unë

Gazment Bardhi: As kam bërë kafe dhe as i kam shërbyer ndonjëherë me raki, unë jam ky që jam. Jam përballë teje. Unë s’të kam shërbyer ndonjëherë kafe ty, ti më ke shërbyer kafe. E di shumë mirë atë që po i them. E kishe të trashëguar që nga koha e komunizmit shërbimin e kafeve.

Arben Ristani: Ka një proces partia, duhet thërritur Kuvendi.

Gazment Bardhi: Sot janë zhvilluar zgjedhjet në të vetmen njësi ku PD-ja ka fituar në Tiranë, njësinë 8. Kanë përjashtuar demokratët fitues, kanë marrë një njeri të LSI e kanë vendosur në krye të PD e aq më tepër të dënuar për korrupsion. Kjo është e ardhmja që ofron zotëria për PD. Më 25 prill e vetmja zonë në Tiranë ku kemi fituar ka qenë njësia 8. Këtë ekipin fitues e kanë çuar në shtëpi, kanë thënë që s’kemi nevojë për ju. Kanë marrë një njeri të LSI e kanë bërë kryetar të PD.

 

Të fundit