Flash News

E-TJERA

Shkodër/ 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain e mitur, dërgohet në psikiatri

Shkodër/ 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain e mitur,

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Shkodër, ku një vajzë 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllanë e saj.

Policia sqaron paraprakisht se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Raportohet se dje në banesën e saj, ajo ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasja B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga shëndeti mendor.

Të fundit