Flash News

E-TJERA

Shkodër/ 2685 ha nën ujë, disa rrugë të bllokuara nga përmbytjet

Shkodër/ 2685 ha nën ujë, disa rrugë të bllokuara nga
Foto Ilustruese

Bashkia Shkodër ka përditësuar informacionin për situatën e krijuar nga përmbytjet. 2685 hektarë sipërfaqe tokë janë ende nën ujë. Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi vetëm me mjete të larta, pasi niveli i ujit është mbi 1 m.

Ndërkohë ujësjellësi Oblika 1 mbetet jashtë funksionit. Bashkia Shkodër bëri me dije se rruga që lidh fshatrat Shirq-Darrgjat është e bllokuar. Si pasojë e përmbytjeve 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Prezencë të ujit ka edhe në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Bashkia ka kërkohet gadishmëri nga ana strukturave të ushtrisë për evakuimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga përmbytjet si dhe ndihmë ushqimore për disa fshatra të bllokuar.

Një ditë më parë kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore me arsyetimin se po rrezikohet jeta e banorëve.

 

Të fundit