Flash News

E-TJERA

Shkodër/ 30-vjeçari kërcënohet me armë pas sherrit, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Shkodër/ 30-vjeçari kërcënohet me armë pas sherrit,

Një 30-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri pas një konflikti të çastit me një 33-vjeçar.

Policia ka shpallur në kërkim Gj. S., 33 vjeç i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.

"Rreth orës 19:20, shtetasi R. P., 30 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë zjarri nga një shtetas.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në vijim të veprime kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasin Gj. S., 33 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.

Të fundit