Flash News

E-TJERA

Shkodër/ Gurorja u ndot ujin e pijshëm, banorët e Postribës ngrihen në protestë

Shkodër/ Gurorja u ndot ujin e pijshëm, banorët e Postribës

Banorët e Postribës në Shkodër kanë protestuar sot për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm.

Ata kanë bllokuar rrugën kryesore, sepse sipas tyre uji i pijshëm po ndotet nga një gurore në fshatin Domen.

Banorët kërkojnë të merren masa për furnizimin me ujë të pijshëm, ose në të kundërt paralajmërojnë se protesta e tyre do të përshkallëzohet.

Banorët shprehen se kanë dërguar shkresa dhe kanë denoncuar guroren, por deri më tani s’kanë marrë asnjë përgjigje.

Të fundit