Flash News

E-TJERA

Shkodër/ I dogjën lokalin, flet këshilltari i Bashkisë: Mua më ndal vetëm vdekja

Shkodër/ I dogjën lokalin, flet këshilltari i Bashkisë: Mua
Ne foto: Keshilltari bashkiak i PSD ne Shkoder

Tre lokale u përfshinë nga flakët e zjarrit ditën e djeshme në qyetetin e Shkodrës, njëri prej të cilëve i përkiste Arbis Vjerdhës, këshilltarit bashkiak të PDS në Shkodër.

Vjerdha tha se ngjarja e ndodhur është e qëllimshme për t'i bërë presion, pasi në asnjë nga lokalet nuk ka pasur bombola gazi që mund të shpërthenin.

Këshilltari bashkiak i PDS në Shkodër shprehet se nuk e ndal askush veç vdekjes dhe do vijojë të bëjë punën e tij.

 “Përgjegjësi i zjarrfikësve aspak deklaratë profesionale. Ka specialista të kriminalistikës që vërtetojnë nëse ka patur apo jo bombul gazi. Në lokalin tim dhe lokalin tjetër nuk ka patur bombul gazi. Ajo ishte një dorë dashakeqe ku policia duhet ta gjejë se me kë e kanë patur me mua apo me lokalin tjeter. Kembet e bazamentit te ashensorit janë të plasura dhe shihet thjeshtë se është eksplozion. Unë them që ka patur eksploziv pastaj teknikët duhet ta gjejnë. Kamerat e sigurisë, Voltana Ademi ka dhënë një koncension dhe keto kamera nuk funksionojnë kur i duhen qytetarëve. I referoheni presionit që kam postuar për Ilir Beqjan, , por mendoj se ai është i fundit që mund ta mendoj se mund ta ketë bërë edhe pse une them se ai është e keqja e Shkodrës dhe e Shqipërisë. I bëj thirrje policisë dhe prokurorisë që ta hetojnë të plotë sepse deri më tani nuk po e bëjnë punën si duhet. Mua nuk do të më ndalin çfarë do që të bëjnë, mua më ndal vetëm vdekja. Vetëm nëse dikush me qëllon me pushkë mund të më ndalë, ndryshe absolutisht që jo. Kam vendosur të jetoj në Shqipëri dhe do vijoj të bëj punën time si anëtar i këshillit bashkiak,’’ tha Vjerdha.

Të fundit