Flash News

E-TJERA

Shkodër/ I riu me probleme të shëndetit mendor dhunon stafin mjekësor, mjekja: S'kemi dhomë izolimi

Shkodër/ I riu me probleme të shëndetit mendor dhunon stafin

Një incident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në spitalin psikiatrik në Shkodër. Një i ri me probleme të shëndetit mendor, ka dhunuar stafin mjekësor dhe personelin e stafit psikiatrik të Shkodrës. 

Mjekja Mirela Gokaj, në një deklaratë për mediat shpjegon atë se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e cila tregon se i riu ka sulmuar stafin, e më pas ka dëmtuar edhe ambientet e spitalit, dhe madje ka tentuar të thyejë edhe xhamat e makinave të parkuara jashtë spitalit.

Ajo shton më tej se stafi emocionalisht është i traumatizuar, teksa shprehet se raste të tilla ndodhin shpesh dhe në botë, por në vendin tonë, problemi qendron te infrastruktura, pasi mungon dhoma e izolimit

"Ka ardhur për hospitalizuar dhe për të kërkuar ndihmë psikiatrike një djalë 25 vjeçar në gjendje të rëndë të shëndetit mendor. Ka ardhur i shoqëruar familjarët nga ambulanca dhe forcat e rendit. I kemi bërë ndërhyrje mjekësore po për shkak të kushteve dhe infrastrukutrës së spitalit ku mungon dhoma e izolimit, një orë pas marrjes së terapisë është agjituar. Fatmirëssht të gjithë jemi mirë por ka vazhduar më tej pjesa e acarimit të gjendjes së tij duke e shprehur agresivitetin kundrejt ambienteve të spitalit ku ka bërë një destruksion masiv. Ka tentuar të thyejë xhamat e makinave, ka reaguar policia. Pacienti është dërgur në psikiarti. Infermieri është mirë por të gjithë si staf që kemi qenë në shërbim jemi psikologjisht dhe emocionalisht të traumatizuar. Ka ndodhur dhe raste të tjera janë të shpeshta aq sa çjanë në të gjithë botën por te ne qëndron problemi i infrastrukturës" shprehet mjekja.

Të fundit