Flash News

E-TJERA

Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi i saj

Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Kryebushat, në rrugën Shkodër-Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, një mjet tip “Benz” ngjyrë gri ka përplasur një motoçikletë, drejtuesi i së cilës, 68 vjeçari me iniciale L.L., ka përfunduar në kanal në anë të rrugës dhe mësohet se ka humbur jetën për shkak të përplasjes së fortë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

“Më datë 19.01.2021, rreth orës 12:10, në aksin rrugor Shkodër – Bushat, në fshatin Beltojë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H. M. është përplasur me një motoçikletë ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L. L. 68 vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër, ka ndërruar jetë.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bën të ditur policia.

Të fundit