Flash News

E-TJERA

Shkodër, makina përplas për vdekje një 35-vjeçare me biçikletë

Shkodër, makina përplas për vdekje një 35-vjeçare me

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në mbrëmje në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Sipas policisë, në një zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, një 27 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Shkodrës.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit