Flash News

E-TJERA

Shkodër/ Nga materniteti në burg, arrestohet gruaja 8 ditë pasi lindi fëmijën, bashkëshorti: U prangos për një gjobë pa paralajmërim

Shkodër/ Nga materniteti në burg, arrestohet gruaja 8 ditë pasi

Një grua lehohë është arrestuar në Shkodër 8 ditë pasi lindi fëmijën. Rasti është denoncuar nga bashkëshorti i saj, Naim Bahçja nga fshati Drisht i Postribës, i cili prej një jave po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur.

Duke denoncuar në media, ai tha se 25 vjeçarja Diana Bahçja është arrestuar nga policia pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg.

Bahçja thotë se gruaja e tij u arrestua pa pasur asnjë dijeni as për gjobën e vendosur para tre vitesh dhe as për vendimin e dënimit me burg.

Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e një fëmije nga martesa e parë, por ajo mohon ta ketë bërë këtë gjë.

 

 

Të fundit