Flash News

E-TJERA

Shkodër/ Përfshihet nga flakët apartamenti, brenda tij dy të moshuar

Shkodër/ Përfshihet nga flakët apartamenti, brenda tij dy të

Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër.

Apartamenti ndodhej në katin e tretë të një pallati dhe brenda tij ndodheshin dy të moshuar , të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin, pa pësuar lëndime.

Zjarri është vënë në kontroll, ndërsa raportohet se si pasojë e flakëve është ndërprerë energjia elektrike në gjithë zonën.

Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një defekt në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

Të fundit