Flash News

E-TJERA

Shkodër/ Shkrumbohen tre lokale në qendër të qytetit

Shkodër/ Shkrumbohen tre lokale në qendër të qytetit

Tre lokale janë përfshirë totalisht nga zjarri në qendër të qytetit të Shkodrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të teatrit Migjeni rreth orës 03:25 të mëngjesit.

Nga të dhënat e deritanishme nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Nga flakët është përfshirë dhe ashensori që ndodhej në pallat, i cili dyshohet se ka qenë shkak për rënien e zjarrit. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur nga pallati për shkak të vajit që përdoret për ashensorin.

Ashensori shërbente për një tjetër lokal i cili ndodhej në katin e fundit të ndërtesës dhe nuk përdorej nga banorët e pallatit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse duke bërë shuarjen e flakëve dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Të fundit