Flash News

E-TJERA

Shkodër/ U përplas me një makinë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Shkodër/ U përplas me një makinë, humb jetën drejtuesi

Një person është përplasur për vdekje nga një automjet në aksin Shkodër-Koplik, në Shtoj të Ri.

Mësohet se viktima ishte duke lëvizur me motoçikletë në momentin që u përplas nga automjeti, dhe ka ndërruar jetë në vend.

Identiteti i drejtuesit të motoçikletës nuk dihet ende pasi ai nuk kishte mjet identifikimi me vete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe shkaqet e aksidentit.

Të fundit