Flash News

E-TJERA

Shkodër, vetëvritet aksidentalisht një 12 vjeçare me armë gjahu

Shkodër, vetëvritet aksidentalisht një 12 vjeçare me
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Baks, në Velipojë të Shkodrës. Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën pasi është vetëvrarë aksidentalisht me armën e gjahut.

Sipas të dhënave nga policia e Shkodrës, 12-vjeçarja E. Gj ka shkrepur aksidentalisht në banesë armën e gjahut, të cilën babai i saj e kishte me leje

Mësohet se 12-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Shkodrës.

Informacion Paraprak
Më datë 10.02.2021, ora 16:05, është paraqitur e plagosur me armë gjahu Çifte shtetasia e mitur E. Gj. 12 vjeçe , banuese ne fshatin Baks Rrjoll Velipojë, Shkodër, e cila sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga hetimet paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesë
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje

Të fundit