Flash News

E-TJERA

Shkodër/ Vritet me kallashnikov 25-vjeçari në orët e vona, në pranga autori: Më ngacmonte vajzat

Shkodër/ Vritet me kallashnikov 25-vjeçari në orët e vona,

Vritet me armë zjarri kallashnikov një i ri në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në fshatin Bleran Bardhaj. Sipas policisë, pas ngjarjes, autori M.K, 47 vjec, banues në të njëjtin fshat me viktimën Emiliano Ndou është arrestuar.

Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobëta shtetasi  M.K, 47 vjec, banues ne fshatin  Bleran Bardhaj,  ka vrarë me armë zjarri shtetasin Emiliano Ndou, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe  veprimeve të  shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur identifikimi dhe kapja brenda pak minutash  e autorit të dyshuar të vrasjes. 

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë  të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Mësohet se autori ka deklaruar para policisë se viktima Emiliano Ndou i ngacmonte vajzat, madje për këtë çështje ka debatuar edhe më parë me të.

 

Të fundit