Flash News

E-TJERA

Shkodran Mustafi do të jetë ndihmëstrajner te përfaqësuesja U21 e Gjermanisë

Shkodran Mustafi do të jetë ndihmëstrajner te

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, Shkodran Mustafi do të jetë ndihmëstrajner i Antonio Di Salvos te përfaqësuesja U21 e Gjermanisë, nga 1 shtatori.

Ky emërim i fituesit te Kupës së Botës 2014 vjen pas largimit të Herrman Gerland nga posti i ndihmësit, ndërsa legjenda shqiptare është zgjedhur për shkak të përvojës së tij si asistent i Marc-Patrick Meister te Gjermania U17.

Në këtë rol të ri, ai do të punojë ngushtë me talentet e reja, duke i ndihmuar të zhvillohen dhe të përgatiten për nivelin senior.

 

Të fundit