Flash News

E-TJERA

Shkodrani dhunohet dhe hidhet në rrugë, çfarë dyshohet

Shkodrani dhunohet dhe hidhet në rrugë, çfarë dyshohet

Një i ri nga Shkodra, është gjetur i dhunuar pranë rreth rrotullimit të Shëngjinit në Lezhë.

Raportohet se ai ka fraktura në kokë, teksa është marrë nga autoambulanca, e cila e ka çuar drejt spitalit të Lezhës.

Mësohet se pasi ka marrë ndihmën e parë në këtë spital, i riu është dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dyshimet janë se i riu nga Shkodra mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është lënë pa ndjenja në rrugë.

Të fundit