Flash News

E-TJERA

Shkrirja e Bordit, Konfindustria kërkon krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve: Në të kundërt çmimet s'ndryshojnë

Shkrirja e Bordit, Konfindustria kërkon krijimin e Entit Rregullator

Konfindustria kërkon, që mbyllja e paralajmëruar e Bordit të Transparencës, duhet shoqëruar paralelisht domosdoshmërisht me krijmin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK.

Ajo vlerëson, se në rast të kundërt jo vetem nuk do të ketë asnjë ndryshim në çmimet dhe cilësinë e karburanteve për qytetarët dhe bizneset, por gjendja mund te vështiresohet më tej.

Gjithashtu thekson se ERRK duhet të jetë institucion në varësi të Kuvendit dhe i përbërë nga profesionistë, sipas shembullit të Maqedonise së Veriut.

Tregu i karburanteve në Shqiperi, në mënyre unikale në bote, ështe i tipit oligopol dhe kartel në gjithe zinxhirin e tregut nga shërbimet portuale dhe tregëtinë me shumicë si dhe pjesët kryesore te tregëtise me pakicë, thekson Konfindustria.

Nisur nga kjo, Shqipëria ka krahësimisht çmimet më të larta dhe cilësinë nga më të dobtat të karburanteve në Europë. Çmimet e karburanteve mbahen qëllimisht të larta për të nxitur kontrabandën masive, që mund të shkojë deri 300 milionë dollarë/vit, sipas Konfindustrisë.

Tregu strategjik i karburanteve jep mbi 11% të PPB me mbi 1,5 miliard dollarë/vit qarkullim. Kostot e larta te karburanteve kanë pasoja shkatërruese mbi ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët shqiptarë.

Të fundit