Flash News

E-TJERA

Shkrumbohet kasollja në Maliq

Shkrumbohet kasollja në Maliq

Një kasolle e cila mbante bazë ushqimore për bagëtitë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Orman të bashkisë Maliq.

Sipas informacioneve zjarri ka shkrumbuar bazën ushqimore që ishte në të ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur mos përhapjen e mëtejshme të flakëve duke qenë se rrezikonte edhe banesat pasi kasollja ishte afër tyre.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por pritet që grupi hetimor të punojë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Të fundit