Flash News

E-TJERA

Shkrumbohet nga flakët banesa në Maliq

Shkrumbohet nga flakët banesa në Maliq

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë në fshatin Sovjan të Maliqit. Flakët kanë shkrumbuar thuajse çdo orendi shtëpiake duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. 

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë dy dhoma të banesës, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihet nëse flakët kanë qenë aksidentale apo të qëllimshme.

Të fundit