Flash News

E-TJERA

"Shkuan në gojën e ujkut"/ Arrestohen dy shqiptarë të akuzuar për vrasje në Belgjikë

"Shkuan në gojën e ujkut"/ Arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë, pasi ishin shpallur në kërkim  për vrasje në tentativë.

Sipas mediave belge bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 28 dhe 50 vjeç, të cilën u përplasën me një automjet policie më herët.

Përplasja ndodhi në Chaussée de Bruxelles në Crainhem efektivët e policisë ishin duke zhvilluar një ndërhyrje si pjesë e një hetimi në vazhdim.

Pas aksidentit, policia ka qëlluar drejt tyre me dy të shtëna. Automjeti që po ikte dhe dy nga pasagjerët e tij u kapën më pas pranë Tervurenit.

Një shqiptar i tretë u arratis, tha një zëdhënëse e prokurorisë, ndërsa gjatë operacionit u mobilizua edhe një helikopter i policisë.

Të fundit