Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Në PS të gjithë imitojnë Ramën, pse Braçe ishte i vetmi i renditur i pari në listën e kandidatëve

Shkullaku: Në PS të gjithë imitojnë Ramën, pse

Gazetari Armand Shkullaku deklaron se të gjithë në Partinë Socialiste shumica e eksponentëve të saj, imitojnë kryetarin Edi Rama, duke iu referuar sjelljes dhe në të folur.

Sipas Shkullakut në emisionin Opinion kjo është dhe arsyeja që pjesën më të madhe të tyre ai i vendosi në fund të listave, pasi ata nuk sjellin asnjë ndryshim për partinë.

“PD ka patur një personazh që është akoma në politikë, Tritan Shehun. Tritan Shehu  u stigmatizua në kohën tonë e madje edhe u bullizua vetëm se imitonte Berishën kur fliste. Një qe ai Tritani dhe e tallnin të gjithë se imitonte doktorin në të folur, shprehje, lëvizjen e duarve, etj. Sot Erion Veliaj, Taulant Balla, Elisa Spiropali, kë të duash ti merri shikoji, flasin të gjithë si Rama.

Lëvizjen e duarve, fjalorin, gjithçka, nuk ka njeri personalitet. Si të ikin si të vijnë, këta nuk ndryshojnë gjë në Partinë Socialiste, prandaj e vë të dhjetin, e vë të tetin. Po e vure re tek lista vetëm një njeri vuri lart, Erion Braçen, sepse është i vetmi socialist që ka marrëdhënie me organizatën e rilindjes.

Nuk e ka akuzuar njeri për korrupsion. Këta të tjerët i fshehu, sepse si t’i ketë si të mos i ketë nuk ndryshojnë gjë”, tha Shkullaku.


 

Të fundit