Flash News

E-TJERA

Shkullaku për Berishën: Në kampin e opozitës është më i madhi

Shkullaku për Berishën: Në kampin e opozitës është

 “Sali Berisha është politikani kryesor i opozitës”, kështu është shprehur analisti Armand Shkullaku.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku deklaroi se kryedemokrati Berisha mori 500 mijë vota, edhe pse e akuzuar, i thanë je non grata, i hoqën emrin, logon e partisë, i hoqën komisionerët, numëruesit, paratë e kohën televizive.

Pavarsisht se ju mohuan të gjitha këto, Berisha zgjodhi që edhe arbitrin ta bëj vetë, edhe paratë ti shpërndaj vetë, edhe ruajtjen e votës ta bëj vetë.

 ‘Rezultat në fund, doli që Sali Berisha ka 500 mijë vota. I keq, non grata, i paaftë, nuk premton të ardhme, i të shkuarës, ka gjysmë milioni njerëz që i besojnë këtij. Numëruesit i mori tregu çam. Unë po flas për 500 mijë votues që u çmendën dhe duan këtë.

Nga fundi kur ne bëjmë analizën e zgjedhjeve/votimeve, del se prap se prap ky është më i madhi brenda gardhit të opozitës.

Çfarë kemi thënë përpara? Kemi thënë se ai që është përfaqësues legjitim i një shumice brenda kampit të vet, është normale që duhet të ketë në zgjedhje, logon e vet, drejtuesin e vet, financimin nga taksapaguesit shqiptarë, sepse janë gjysëm milioni që paguajnë taksat. Duhet të ketë komisionerët që ja njeh kodi zgjedhor, herë 2, herë 3 si e kanë ndarë. Duhet të ketë numëruesit në të gjithë Shqipërinë.

Pastaj duhet të ketë kohën televizive, vëzhguesit, e kështu me radhë. Të gjitha këto për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar ju mohuan një force politike. Pra ekipi që është e ardhmja, vendosi që në këtë lojë të caktojë për kundërshtar dikë tjetër. Shorti e kishte caktuar me Real Madritin, ajo tha se do të luajë me Partizanin. Dhe tha se, edhe arbitrin do ta bëj vetë, edhe paratë do ti shpërndaj vetë, edhe ruajtjen e votës do ta bëj vetë. Këtu u prishën rregullat e lojës., - tha Shkullaku.

Të fundit