Flash News

E-TJERA

Shoferi humb kontrollin e mjetit në Kurbin, dërgohet me urgjencë te Trauma

Shoferi humb kontrollin e mjetit në Kurbin, dërgohet me urgjencë

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Kurbin, ku drejtuesi i një makine ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shoferi ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 15:00, në fshatin Skuraj, shtetasi F. F., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi F. F., i cili u dërgua në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.”– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit