Flash News

E-TJERA

Shoferja humb kontrollin e makinës, plagoset 14-vjeçarja

Shoferja humb kontrollin e makinës, plagoset 14-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin Velipojë-Shkodër, ku drejtuesja 39-vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja S. K., 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit