Flash News

E-TJERA

Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur

Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur

Një aksident u shënuamesditën e sotme në aksin rrugor “Devoll -Miras”.

Sipas policisë, një automjet tip “Renault” ka dalë nga rruga e për pasojë janë plagosur dy pasagjerë.

“Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Devoll-Miras”, shtetasja A. O., duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët, shtetasit E. K. dhe E. O., të cilët u dërguan në spital, për mjekim”,- njofton Policia.

 

Të fundit