Flash News

E-TJERA

Shoqata e Transportit paralajmëron ndërprerje të shërbimit më 1 mars: Qeveria të përmbushë kërkesat

Shoqata e Transportit  paralajmëron ndërprerje të shërbimit

Shoqata e Transportit i ka dërguar një letër përfaqësuesve të qeverisë, me disa kërkesa lidhur me rritjen e çmimit të karburantit.

Shoqata kërkon që autoritetet të marrin masa të menjëhershme duke filluar nga rimbursimi i TVSH-së e deri te rimbursimi i disa kategorive të udhëtarëve që përdorin transportin publik.

Kërkesat e tyre janë:

1-Rimbursimi i TVSH në shitje

2-Heqja e akcizës 37 lekë/litër

3-Heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licencuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër.

4-Rimbursimi për  kategoritë (Invalidë pune, Të verbër, Paraplegjik, Tetraplegjik, Studentët).

Shoqata e Transportit thotë se nëse nuk merren këto masa do të ndërpresin shërbimin më 1 Mars 2022.

Në rast se qeveria nuk merr masa konkrete për zgjidhjen e situatës, shoqata ka paralajmëruar ndëprerje të shërbimit të transportit publik më 1 mars.

Të fundit