Flash News

E-TJERA

Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të çmimit të biletës

Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të çmimit të

Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban paralajmërojnë rritjen e çmimit të biletës, pas shtrenjtimit të karburanteve.

Kreu i Shoqatës së Transporteve Dashnor Mema tha në një intervistë për Euronews Albania se rritja e çmimit të karburanteve do të jetë fatale për sektorin, i cili ishte ndër ta që u godit më shumë nga kufizimet e pandemisë.

Memaj shprehet se rritja me 10% ose më shumë e karburanteve në dy javët e fundit, i ka rritu kostot e sektorit të transportit me afro 25 milionë lekë më shumë.

Sipas kreut të shoqatës së Transportit, rritja e çmimit të bilertës nuk është qëllimi i tyre, por nevojitet ndërhyrja e qeverisë përmes mekanizmave rregullues për ta bërë çmimin e naftës të  përballueshëm.  

“Kërkojmë nga qeveria uljen e TVSH nga 20 në 6 për qind dhe heqja e taksës së qarkullimit, që është një taksë e padrejtë, 27 lekë për litër pasi ne jemi një sektor në shërbim të qytetarëve. Operatorët e transportit janë në pritje deri në datë 15 tetor dhe nëse nuk do kemi një përgjigje nga qeveria, do vendosim çfarë do bëhet”, tha Memaj.

 

Të fundit