Flash News

E-TJERA

Shoqata e Transportit tërhiqet nga pezullimi i shërbimit: Do të punojmë me gjysmën e kapaciteteve

Shoqata e Transportit tërhiqet nga pezullimi i shërbimit: Do të

Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban dolën sot në një konferencë për mediat. Pasi paralajmëruan se do të ndërprisnin shërbimin e tyre më 1 mars, ata bënë me dije sot se do të punojnë me gjysmën e kapaciteteve deri në plotësimin e kushteve.

Ndërsa theksuan se janë në pritje të përgjigjes nga institucionet përkatëse, përfaqësuesit e transportit urban u shprehën se iu mungon infrastruktura. Ata kanë këruar rimburism dhe uljen e çmimit të karburanteve.

“Rimbursimi që është premtuar ka qenë për 6 muajt e parë të vitit 2022. Kemi pasur takime në disa qytete të tjera dhe është e njëjta situatë. Bashkite nuk kanë reaguar fare. Vonesat, dyndjet në transportin publik vijnë për shkak të Infrastrukturës. Ne duhet të kemi një infrastrukturë të duhur. 

Numri i aboneve të hedhur në treg është më i lartë se vetë kërkesa. Do vazhdohet të punohet me gjysmë e kapaciteteve deri në përmbushjen e kushteve për rimbursimet dhe uljen e çmimeve të karburantit. Karburanti zë pjesën më të madhe të shpenzimeve. Për momentin po presim përgjigjen nga institucionet përkatëse”, u shprehën ata.

Shoqata ngriti shqetësimin se nëse kërkesat nuk plotësohen do të falimentojnë dhe se transporti pritet të kalojë në krizë.

“Transporti aktualisht nuk po funksionon si duhet në asnjë qytet. Aktualisht që pas pandemisë transporti publik nuk po vazhdon si duhet. Jemi në bisedime dhe në pritje të përmbushjes së kërkesave tona. Është vendosur që do shpërndahet një buxhet por aktualisht nuk është shpërndarë.

Ne kemi kërkuar rimbursim për çdo biletë të shitur. Shpresojmë të kemi një reagim sa më të shpejtë sepse zgjatja në kohë do na çojë drejt kapitullimit ekonomik. Nuk do funksionojë transporti publik në asnjë qytet”, tha një tjetër përfaqësues.

 

 

 

Të fundit