Flash News

E-TJERA

Shoqata e Transportit Urban paralajmëron rritje të çmimit të biletës: Nëse s’merren masa, falimentojmë

Shoqata e Transportit Urban paralajmëron rritje të çmimit

Shoqata e Transportit Urban në Tiranë ka paralajmëruar rritje të çmimit të biletës. Përfaqësuesit e shoqatës thanë në një deklaratë për mediat se kjo është e vetmja rrugë, pasi çmimi nuk u është indeksuar nga qeveria.

Ata shtuan se nëse qeveria dhe Bashkia Tiranë nuk merr masa, do ulin më tej numrin e mjeteve urbane, duke nënvizuar se nuk kanë fuqi financiare. Nëse nuk ka reagim do shkojmë drejt kolapsit, theksuan përfaqësuesit e shoqatës.

"Do operojmë me 50% të kapaciteteve pasi nuk kemi fuqi financiare. Ne e kemi paralajmëruar që të reduktojmë prej shumë kohësh. Do ta reduktojmë për aspektin ekonomik si dhe për mungesën e stafit të punonjësve.

Duhet të ulemi të shohim plotësimin e kërkesave ekonomike që mos shkojmë të rritja e cmimit të biletave për qytetarët.

Duhet ta kuptojnë të gjithë që ne nuk jemi në luftë as me bashkinë as qeverinë ne kërkojmë mirëkuptimin e tyre të shikojmë se realisht cfarë na ofrojnë ato si të kapërcejmë këtë krizë. Nëse s’do merren masa ne do jemi drejt falimentimit total", u shprehën ata.

Të fundit