Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shoqatat e prodhuesve të birrës kërkon heqjen e pullave fiskale pas përfundimit të koncesionit

Me përfundimin e kontratës koncesionare për pullat te mallrat e akcizës në dhjetor 2024, sipas vendimit të marrë nga qeveria, prodhimi nga 2025 do të bëhet nga një person i autorizuar i Këshillit të Ministrave.
Shoqata e Prodhuesve të Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase dhe Shoqata e Mikrobirrarive, në letrat dërguar ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, dhe ministres për Shtetin, Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, kërkojnë të shqyrtohet mundësia e heqjes së detyrimit të pajisjes me pullë fiskale për birrën.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve të Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase, Sajmir Laçej, në letër argumenton se në të gjitha shtetet e botës nuk aplikohet pullë akcize për birrën, sepse krahasuar me produkte të tjera akcize, birra ka një ngarkesë të ulët taksimi të lidhur me përqindjen nën 5% alkool dhe 95% ujë. Sipas tij prodhimi i birrës në vend kryhet në kushte mbikëqyrje nën regjimin e Magazinave Fiskale të Prodhimit, sistem monitorimi nga doganat dhe deklarimet online dhe e bën të panevojshëm vendosjen e pullës fiskale.
Ndërsa Xhimi Begeja, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Mikrobirrarive, tha se tarifa për pullën koncensionare ka shtuar kostot te prodhuesit e vegjël, që u goditën edhe nga rritja e akcizës.
“Të gjithë ne 10 mikrobirrari prodhojmë 3000 Hektolitra në vit dhe kur mendon që shumica e vendeve të botës e kanë taksën zero për sasitë deri 1000 Hektolitra në vit, mendoni sa larg keni shkuar duke na kërkuar edhe pulla, autorizime dhe garanci, kamera e akses on line. Kosova nuk i takson fare prodhuesit e vegjël deri në 1000 Hektolitra”, thuhet në letër.
Nga Shoqata e Mikrobirrarive kërkohet të shikohet mundësia të hiqet akciza për prodhim deri 1000 HL në vit siç aplikohet në BE dhe rajon.
Nga Kuvendi i Shqipërisë kontrata koncesionare me “SICPA Security Solutions” u miratua në shkurt të vitit 2011, por data e nisjes së mbetej e paqartë. Nga një grup i përbashkët pune nga Ministria e Financave dhe Avokatura e Shtetit u përcaktua, se data efektive e kontratës ishte 6 Shkurt 2013.
Për rrjedhojë, koncesioni i pullave fiskale me afat zbatimi 10-vjeçar duhet të përfundonte më 6 shkurt 2023. Ndërkohë, pretendimet e kompanisë “SICPA Security Solutions Albania” ishin që kontrata të shtyhej për një afat 10-vjeçar, pasi nuk ishte realizuar komponenti i vendosjes së pullave fiskale te barnat.
Zbatimi i kontratës koncesionare po shkaktonte shumë pakënaqësi te bizneset , për shkak të tarifës së lartë që paguanin në një kohë kur ky koncesion vetëm sa kishte shtuar ngarkesën fiskale dhe nuk i kishte shërbyer qëllimit të tij për të luftuar evazionin dhe kontrabandën.
Në Shqipëri tarifa e pullave fiskale te birra ishte 22,4 USD për 1,000 copë, ndërsa në Europë çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë, në Kosovë 2,2 USD. Sipërmarrësit vendas paguajnë gati rreth herë më shumë në raporti me çmimin mesatar të pullave në Europë.
Pas pretendimeve të palëve, Ministria e Financave propozoi projektligjin për shtyrjen e kontratës deri më dhjetor 2024, edhe me 2 vite të tjera, që më pas u miratua edhe nga Kuvendi. Gjithashtu u rishikua tarifa me ulje 10% nga tarifa e mëparshme që paguhej prej biznesit.
SHOQATA E PRODHUESVE DHE TREGTUESVE TË PIJEVE ALKOOLIKE VENDASE
Drejtuar: Z. Ervin Mete Ministër i Financave
Z.Blendi Gonxhe Ministër i Ekonomisë Kulturës Inovacionit
Znj. Delina Ibrahimaj Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Në pritje të përfundimit të kontratës koncesionare me Kompaninë SICPA Security Solutions për prodhimin dhe administrimin e pullave fiskale te akcizës, jemi njohur me Vendimin e Këshillit të Ministrave që ja transferon këto përgjegjësi nga data 01 Janar 2025 e nj vijim, Shoqërisë “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”, sh.a.me aksioner te vetëm Ministrinë e Financës.
Për shkak të marrëdhënieve kontraktuale ka qenë e pamundur të korrigjohej praktika e pa precedentë e detyrimit për t’u pajisur me pullë fiskale edhe produkti birrë.
Në kushtet e reja të krijuara, kërkojmë që të shikohet mundësia e rishikimit të kësaj praktike që përveç përfitimeve për kompaninë koncesionare, ka krijuar kosto të papërballueshme për prodhuesit dhe tregtuesit e produktit birrë (2 lekë për shishe)
Në të gjitha shtetet e botës nuk aplikohet pullë akcize për birrën, sepse krahasuar me produkte të tjera akcize, birra ka një ngarkesë të ulët taksimi të lidhur me përqindjen nën 5% alkool dhe 95% ujë.
Ndërkohë në Shqipëri, prodhimi i birrës bëhët në kushte mbikëqyrje nën regjimin e Magazinave Fiskale të Prodhimit, sistem monitorimi me kamera 24 orë nga Dogana, me garanci financiare për detyrimet vjetore te akcizës dhe deklarime dhe pagesa on line nëpërmjet sistemit doganor të hyrje daljeve të lëndëve të para dhe produkteve për konsum.
Kërkojmë të shqyrtohet mundësia e heqjes së detyrimit të pajisjes me pulle fiskale për birrën.
Për sa më sipër jemi të gatshëm të jemi pjesë e konsultimeve nëse e shihni të arsyeshme.
Sajmir Laçej, Drejtor Ekzekutiv
SHOQATA E MIKROBIRRARIVE
Për: Z. Ervin Mete Ministër i Financave
Znj. Delina Ibrahimaj Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Blendi Gonxhe Ministër i Ekonomisë Kulturës Inovacionit
Në kushtet e reja të krijuara, me përfundimin e kontratës koncesionare të pullave të akcizës kërkojmë që të shikohet mundësia e rishikimit të kësaj praktike që, ka krijuar kosto të mëdha për ne si prodhues të vegjël.
Në vite 90 u hapën 70 Mikrobirrari, në vitin 2012 kemi qenë 40 mikrobirrari nga të cilat 30 falimentuan pas vendosjes se pullës dhe detyrimit për t’u pajisur me autorizim Magazinë Fiskale të Prodhimit, sistem monitorimi me kamera 24 orë nga Dogana, me garanci financiare për detyrimet vjetore të akcizës dhe deklarime dhe pagesa on line nëpërmjet sistemit doganor të hyrje daljeve të lëndëve të para dhe produkteve për konsum.
Këto detyrime ishin të papërballueshme për ta. Vendosja e pullës dhe barrierave të mbikëqyrjes duhet të ketë një logjikë. Nuk mund të paguhet roja në nivele të krahasueshme me atë çfarë ruan.
Se nëse ruani birrën me 95% ujë, po coca cola, fanta, reçel, vaj ulliri, mjaltë, salcë, ujin me gaz etj që kushtojnë më shumë për njësi kush i ruan meqë nuk kanë pullë!
Ne që kemi mbijetuar më shumë për shkak të pasionit pasi morëm edhe goditjen e rritjes me dyfish të akcizës nga 1 Janar 2023 nga 4.5 Lekë në 10 leke për gotë 250 mililitra nuk mbajmë më ngarkesë.
Te gjithë ne 10 mikrobirrari prodhojmë 3000 Hektolitra në vit dhe kur mendon që shumica e vendeve të botës e kanë taksën zero për sasitë deri 1000 Hektolitra në vit, mendoni sa larg keni shkuar duke na kërkuar edhe pulla, autorizime dhe garanci, kamera e akses on line. Kosova nuk i takson fare prodhuesit e vegjël deri në 1000 Hektolitra.
Kërkojmë të shqyrtohet mundësia e heqjes së detyrimit të pajisjes me pullë fiskale për birrën dhe të shikohet mundësia të hiqet akciza për prodhim deri 1000 HL në vit siç aplikohet në BE dhe rajon.
Për sa më sipër ju lutem të na dëgjoni në një takim të dedikuar se turistët kur vijnë në Shqipëri me birrë argëtohen jo me lëngje frutash….prandaj na jepni mundësi të mbijetojmë.
Xhimi Begeja Drejtor Ekzekutiv /Monitor/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38