Flash News

E-TJERA

Shoqëroi Mitsotakis në Himarë, Dule “elozhe” Greqisë: Shtyllë e arkitekturës së sigurisë

Shoqëroi Mitsotakis në Himarë, Dule “elozhe”

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka folur pas vizitës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Himarë. Dule e shoqëroi Mitsotakis gjatë vizitës, që sipas tij është historike.

Dule i bëri “elozhe” Mitsotakis dhe Greqisë, të cilën e kosnideroi një nga shtyllat e arkitekturës së sigurisë.

“Në radhë të parë ishte një vizitë historike. Për herë të parë kryeministri i Greqisë viziton Himarën, Sarandën dhe Gjirokastrën. Është një mesazh mbështetjeje për pjesëtarët e minoritetit grek. Është mesazhi i fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit. Mesazh për rajonin. Greqia është një nga shtyllat e arkitekturës së sigurisë.

Një mësim që çdo politikan duke filluar nga unë i pari duhet ta ketë. Shumë larg standardeve të politikanëve dhe politikës në vendin tonë. Problemet janë ngritur në mënyrë të përsëritur dhe ajo që kërkohet është zgjidhja e këtyre problemeve. Ajo që përsërit Mitsotakis është se kërkohet frymë e mirë dhe bashkëpunim për zgjidhjen e tyre”, deklaroi Dule.

 

Të fundit