Flash News

E-TJERA

Shpërbërja e trafikut të drogës, gjykata merr vendimin për 45 të arrestuarit

Shpërbërja e trafikut të drogës, gjykata merr vendimin

Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për 45 të ndaluarit për trafik droge, pjesëtarë të një grupeve të organizuara kriminale.

Gjykata vendosi për anëtarët e 4 grupeve kriminale të trafikut të drogës që 35 prej tyre të lihen në burg.

Sakaq, për 3 të tjerë është vendosur masa “arrest shtëpie” dhe për 7 të tjerët “detyrim paraqitje”.

Ndërkaq, 7 persona janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre, ndërkohë prokurori i çështjes konfirmon se operacioni vazhdon ende pasi nga dëshmitë e të arrestuarve janë zbardhur edhe emra të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet.

Si rezultat i operacionit në banesa dhe lokale u gjetën dhe u sekuestruan drogë të llojeve të ndryshme, një automatik dhe municion luftarak, 51 milion lekë, 15 mijë euro dhe disa franga zvicerane.

Kujtojmë se nga ky megaoperacion u goditën katër grupe kriminale të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd.

Të fundit