Flash News

E-TJERA

Shpërdoroi detyrën, GJKKO dënon ish-drejtorin e burgut 313

Shpërdoroi detyrën, GJKKO dënon ish-drejtorin e burgut 313

Dënohet me 2 vite e 6 muaj burg ish-drejtori i burgut 313 'Jordan Misja', Eduart Struga.

Sipas BalkanWeb, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me vendim të formës së prerë ish-drejtorin, Eduart Struga, i cili së bashku me dy persona të tjerë u arrestuan në 2020 si të përfshirë në një skemë korrupsioni me tendera për ushqimet në burgun 313. Vetëm 6 muaj në detyrë, Struga u arrestua me vendim të Ministrisë së Drejtësisë.

Po ashtu është lënë në fuqi edhe vendimin për dy të pandehurit e tjerë, përgjegjësi i sektorit të logjistikës Florjan Ahmetaj, i cili u dënua me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit, si dhe biznesmeni Ervin Kurtulla me 3 vite burg, si i përfshirë në skemën korruptive.

Të fundit